Thaçi përgëzon Feronikelin për titullin kampion

Thaçi përgëzon Feronikelin për titullin kampion

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar skuadrën e Feronikelit për titullin e ri të kampionit në futboll.

“Pas një ndeshjeje dramatike, Feronikeli shpallet kampion i Kosovës. Urime lojtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Drenasit”, shkruan Thaçi në Facebook.

Ndryshe, Feronikeli sot si vendës mposhti rivalin e drejtpërdrejtë për titullin e kampionit Prishtinën, me rezultat 1:0 dhe në këtë mënyrë u stolis me titullin kampion.