PDK e shqetësuar për votimet në veri - VV dhe Lista Serbe po tregtojnë vota

PDK e shqetësuar për votimet në veri - VV dhe Lista Serbe po tregtojnë vota

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare të Mitrovicës Veriore, Gonxhe Çaushi ka thënë në një konferencë për shtyp se VV dhe Lista Serbe në këtë komunë po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për rritjen e votave. Ajo e ka vlerësuar në tërësi procesin e deritanishëm të votimit.

“ Duam të shprehim disa shqetësime sa i përket sjelljes së partive tjera politike. Kemi marrë informacione shqetësuese se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në disa qendra të votimit është duke tentuar të manipulojë procesin e votimit, përmes rritjes së votave të Listës Serbe, si pjesëmarrje, e që i duhet si formë demonstrimi Serbisë, gjersa në kundër-shpërblim, marrjen e disa votave për VV-në që të paraqiten si më të votuarit. Pra, po flasim për një ‘tregtim votash’ me Listën Serbe dhe LVV-në dhe LDK-në. Këto shqetësime i kemi marrë nga Lagja e Boshnjakëve por edhe disa lagje të tjera ku ka numër të madh të votuesve, për çka edhe do të japim detaje më vonë”, ka thënë Gonxhe Çaushi.


MË SHUME NGA Aktuale