Debat për Ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut

Debat për Ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut

Përfaqësues të Institutit për të drejta të njeriut sot do të mbajnë brifing në formë të diskutimit me gazetarë për Ligjin e ri për Këshillin gjyqësor dhe për punën e Këshillit gjyqësor në periudhën e kaluar.

Në debat, i cili është pjesë e projektit “Aksion për transparencë më të madhe, llogaridhënie dhe efektivitet të Këshillit gjyqësor”, mbështetur nga Ambasada britanike Shkup, do të ngriten çështje lidhur me ndikimin e ndryshimeve të reja ndaj punës së Këshillit gjyqësor dhe para së gjithash pavarësisë së gjykatave.

Në takimin me gazetarë do të diskutojnë kryetarja e Institutit, Margarita Caca Nikollovska, Vera Koco, Mirosllav Draganov, Jelena Kadriq dhe Kristina Doda.