“John Wick 3” heq nga froni “Avengers: Endgame” në javën debutuese

“John Wick 3” heq nga froni “Avengers: Endgame” në javën debutuese

Filmi i fundit për “Avengers” e ka rrëmbyer gjithë suksesin duke i thyer të gjitha rekordet në ‘box office’. Mirëpo, vazhdimi i tretë për John Wickun e ka hequr nga froni hitin e Marvelit.

Sipas ‘Forbes’, “John Wick: Chapter 3 – Parabellum” ka përfituar mbi 57 milionë dollarë (51 milionë euro) në fundjavën debutuese nëpër kinematë amerikane.

Gjatë kësaj fundjave, “Avengers: Endgame” ka përfituar 29 milionë dollarë (26 milionë euro), por nuk duhet të harrojmë se realizimi i fundit i Marvel ka fituar miliarda që nga fillimi i shfaqjes së tij.

Këtë javë, në vend të tretë është renditur “Pokemon: Detective Pikachu” me 24 milionë dollarë (21.5 milionë euro).

Për Keanu Reeves ky është suksesi i dytë më i madh në javën debutuese pas “The Matrix Reloaded” (2003).