VIDEO-‘Qark i (pa)mbyllur burgjesh’ dëshmi autentike nga burgu i Dubravës

VIDEO-‘Qark i (pa)mbyllur burgjesh’ dëshmi autentike nga burgu i Dubravës

Dëshmi autentike nga një i mbijetuar në Masakrën e Dubravës do të vijnë në një libër që për autor ka Enver Dugollin. Libri do të promovohet më 20 maj në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

“Qark i (pa)mbyllur burgjesh”, mban titullin libri i ri i Enver Dugollit, që është një libër që gërsheton kujtime, dëshmi autentike nga një ish i burgosur dhe i mbijetuar i njërës prej ngjarjeve më makabre që njeh historia e re Kosovës, masakrën në burgun e Dubravës gjatë kohës së intervenimit të NATO-s në Kosovë.

Autori Enver Dugolli, tha se nuk ka besuar se ai mund të shkruaj këtë libër. “Unë nuk kam besuar se do t’i mund t’i shkruaja ata ngjarje”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ndryshe libri ringjall kujtesën e atyre viteve të rënda që përcollën këta të burgosur, jo vetëm në burgun e Dubravës, por edhe në burgje të tjera serbe. Libri përshkruan në detaje vrasjet dhe torturat më çnjerëzore që janë bërë gjatë fundshekullit XX, e që mbajnë emrin dhe vulën e krimeve serbe.

Promovimi i librit do të bëhet më datë 20 maj (e hënë), në orën 12:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Autor: RTKlive