Dorëzohen 91 amendamente për Ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare

Dorëzohen 91 amendamente për Ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare

Anëtarët e Komisionit kuvendar për mbrojtje dhe siguri debatojnë për gjithsej 91 amendamente rreth Propozim-ligjit për Agjencinë për Siguri Kombëtare.

Nga amendamentet që janë shqyrtuar deri më tani në seancën janë pranuar ata me të cilat mandati i drejtorit dhe të zëvendësit të Agjencisë është saktësuar të jetë katër vjet me të drejtë të rizgjedhjes, derisa stazhi i punës i nevojshëm për këto funksione nga 15 është ulur në 12 vjet.

Kryesisht debati rreth amendamenteve rrjedh midis ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe deputetes Frosina Remenski Tashevska, rreth saktësimit dhe sqarimit të mëtejshëm të disa neneve ligjore.

Drejtori i Agjencisë do të mund ta realizojë të drejtën e pensionit konform dispozitave ligjore për moshë apo stazh pune, që sipas Remenskit ka lënë pasiguri juridike dhe mundësi për interpretim fleksibil.

Sipas saj, nevojitet që statusi i personi i autorizuar zyrtar që do ta kishte drejtori të mund të shkojë në pension me 40 vjet stazh pune.

Është konfirmuar se duhet të bëhet inspektim të sigurisë të kandidatit për drejtor përmes bazave kombëtare për siguri që të konfirmohet nëse ka dosje kriminale. Në këtë drejtim drejtori nuk mund ta kryejë funksionin nëse ka aktivitete të padenja në të kaluarën, ishte konkluduar në seancën e Komisionit.

Anëtarët bashkërisht kanë konstatuar se këtë funksion nuk mund ta kryejë person i cili ka aktvendim të prerë gjyqësor, ndërsa shkarkimi i drejtorit të Agjencisë mundet krahas pas nismës së Qeverisë e cila e emëron dhe me nismë të trupave kuvendor mbikëqyrës. Kjo është në drejtim të përforcimit të mbikëqyrjes dhe kontrollit mbi punën e Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Deputetët debatuan edhe për masën e mbikëqyrjes të cikën mund të zbatojë Agjencia, me ç’rast ishte theksuar se kjo do të thotë grumbullim të të dhënave operative sekrete pa regjistrim tonik.

Seanca do të vazhdojë pas pushimit të shkurtër në të cilin do të shqyrtohen edhe amendamentet e tjera të Propozim-ligjit për Agjencinë për Siguri Kombëtare.