“Back to the Future” tani si mjuzikël?

“Back to the Future” tani si mjuzikël?

Filmi i famshëm “Back to the Future” [Prapë në të Ardhmen] pritet që të përpunohet në mjuzikël, dhe premiera e tij të jepet vitin e ardhshëm.

Ky projekt i vitit 1985 do të përshtatet për skenën e teatrit nga regjisori John Rando, dhe do të shkruhet nga Bob Gale i cili është bashkëautor i skenarit.

Ndërkaq muzika dhe teksti do të punohen nga Alan Silvestri dhe Glen Ballard, ku pjesë e aktit do të jenë edhe këngët klasike Rock and Roll që kishin qenë në albumin muzikor të filmit.

Olly Dobson, i cili më herët ka luajtur në “Matilda” dhe “Bat Ouf of Hell”, do ta luajë rolin ikonik të të riut që udhëton në kohë, Marty McFly, shkruan NME.

Mjuziklit pritet t’i jepet premiera në Manchester në shkurt të vitit 2020, dhe do të jetë në skenë për 12 javë para se të shpërngulet në Londër.