Maqedoni Veriore, kapen tetë emigrantë të fshehur në kamion

Maqedoni Veriore, kapen tetë emigrantë të fshehur në kamion

Policia në Maqedoninë Veriore njoftoi sot se kanë zbuluar tetë emigrantë të fshehur në kamion gjatë kontrolleve të rregullta në vendkalimin kufitar me Serbinë.

Emigrantët, qytetarë irakianë, u zbuluan pak para mesnatës në një kamionë me targa bullgare, njofton AP.

Policia tha se shoferi i kamionit ishte ndaluar dhe emigrantët u transferuan së pari në një strehë në qytetin e Gjevgjelisë dhe pastaj u deportuan në Greqi.

Autoritetet raportuan se emigrantët hynë në mënyrë të paligjshme në Maqedoninë Veriore nga Greqia dhe se qëllimi i tyre ishte të kalojnë në Serbi nëpërmjet vendeve të tjera evropiane.

Edhe pse rruga e emigrantëve, e cila është bërë e njohur si "rruga e Ballkanit" nga Greqia në vende të tjera evropiane është mbyllur qe nga viti 2015, shumë prej tyre vazhdojnë të përpiqen të kalojnë Ballkanin duke përdorur ndihmën e kontrabandistëve.