Komuna e Kaçanikut hynë në mesin e komunave me performancë më të mirë

Komuna e Kaçanikut hynë në mesin e komunave me performancë më të mirë

Komuna e Kaçanikut ka hynë në mesin e komunave të Kosovës me performancë më të mirë për vitin 2018.

Kjo u bë e ditur me rastin e publikimit të Raportit të performancës së komunave për vitin 2018. Kryetari i Komunës Besim Ilazi në mbledhjen e fillimjavës, e konsideroi sukses radhitjen e komunës në raportin e performancës, ndërsa inkurajoi ekzekutivin komunal për punë dhe përkushtim korrekt edhe gjatë këtij viti, gjithmonë në përkrahje të qytetarëve përmes projekteve të mirëfillta. Komuna jonë është radhitur në top pesëmbëdhjetëshen e komunave me performancën e lartë të shërbimeve komunale, me vlerësim prej 70.26% duke lënë prapa edhe qytete të mëdha.
Komunat e shpërblyera në mesin e tyre edhe Komuna e Kaçanikut do të përfitojnë grant të performances, i cili do të shfrytëzohet për përmirësimin e mirëqenies qytetare. Vlera e fondit është 1.5 milionë euro, ku 1.3 milionë euro janë ndarë për 24 komuna me performancën më të lartë.
Në mbledhjen e fillimjavës u diskutuan edhe aktivitetet dhe projektet komunale kapitale që janë realizuar dhe që janë në realizim e sipër. Ekzekutivi komunal shprehu përkushtimin në përgatitjen dhe organizimin e aktiviteteve përkujtimore të cilat këtë vit shënojnë jubileun, 20 vjetorin e përkujtimit të betejave të lavdishme të luftës së fundit, e që do të përmbyllen me shënimin e 20 vjetorit të ditës së çlirimit.

Autor: RTKlive