Cayenne i ri do të ketë tre opsione motorësh

Cayenne i ri do të ketë tre opsione motorësh

Rivali i BMW X6 dhe Mercedes-Benz GLE, pritet të jetë shumë i fuqishëm.

Tashmë është bërë e ditur se Porsche Cayenne i ri, do të lansohet gjatë vjeshtës, mirë nuk janë treguar edhe disa elemente shumë interesante.

Raportohet se kjo makinë që do të rivalizojë me BMW X6 dhe Mercedes-Benz GLE, do t’i ketë tre opsione motorësh, përfshirë edhe sistemin hibrid.

Derisa modeli bazë e ka motorin me 3.0 litra që prodhon 335 kuaj fuqi, opsioni i dytë është edhe më i fuqishëm pasi prodhon në total 434 njësi. Ata që duan një motor edhe më të fuqishëm, atëherë ta porosisin opsionin e kompletuar edhe me sistemin hibrid që sjellë 541 kuaj fuqi.

Ata që e duan edhe sistemin hibrid, duhet të paguajnë 10,000 dollarë më shumë, mbi çmimin prej 79 mijë dollarëve.