Të plagosurit e paraluftës kërkojnë që statusi tyre të përcaktohet me ligj

Të plagosurit e paraluftës kërkojnë që statusi tyre të përcaktohet me ligj

Të gjithë të plagosurit e paraluftës që kanë marr pjesë në aktivitete të ndryshme, në kërkim të sovranitetit të Kosovës janë duke kërkuar që statusi i tyre të njihet me anë të ligjit.

Me t’i dëgjuar kërkesat e tyre, përkrahje iu dhanë gjithë deputetët e  Komisionit për të Drejtat e Njeriut, të cilët u shprehën se duhet gjetur metoda sa më të shpejta që përmes plotësim ndryshimit të Ligjit për dëshmorëve, invalidëve dhe veteranët e UÇK-së t’iu njihet statusi i kësaj kategorie.

 Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga shoqata për të plagosurit e paraluftës dhe vet të plagosur, ku i pari i kësaj shoqate, Naim Zhitia kërkoi që të  drejtat e tyre dhe kontributi që e kanë dhënë për Kosovën t’u njihet përmes ligjit.

Se janë të dëshpëruar me gjendjen e deritanishme për kategorinë e tyre e tha dhe i plagosuri i paraluftës, Naser Bajrami.

Sipas tij, mos përcaktimi i statusit të tyre është dështim i institucioneve të Kosovës.

Një zgjidhje për këtë kategori e dha Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, i cili u shpreh se nëse ka vullnet politik për përfshirjen e kësaj kategorie dhe t’iu njihet statusi duhet të bëhet plotësim ndryshim i Ligjit të dëshmorëve dhe invalidëve.

Mbështetje kjo kategori pati dhe nga ana e gjithë deputetëve të komisionit.Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu tha se kjo iniciativë është e vonuar dhe për këtë e mbështeti në parim, duke kërkuar që të ndiqen rrugët më të shpejta për të gjetur zgjidhje për këtë kategori.

Përkrahje pati dhe nga ana e LDK-së. Mirëpo deputetja, Mirjeta Kalludra kërkoi kujdes dhe të shihet numri i saktë i kësaj kategorie, pasi sipas saj kur po bëhet përfshirja numri i tyre vetëm po fillon të rritet.

Komisioni jashtë rendit të ditës, pranoi dhe një peticion të Shoqatës për Kancer të Gjirit. Kryetarja e saj Haxhie Skenderi, i shprehu disa kërkesa që sipas saj duhet të  plotësohen për kategorinë e tyre.


MË SHUME NGA Aktuale