Komuna e Istogut fiton donacion nga ambasada Bullgare

Komuna e Istogut fiton donacion nga ambasada Bullgare

Sot komuna e Istogut kishte mysafirë zëvendës ambasadorin e Bullgarisë, për të nënshkruar marrëveshjen për donacion prej 15.000 euro.

Pjesë e këtij donacioni do të jenë edhe disa komuna tjera në Republikën e Kosovës , pasi ambasada Bullgare do të shpërndajë 100.000 euro fond donacioni.

Kjo shumë është dedikuar që të  përdoret për invertar të qerdheve të fëmijëve në komunën e Istogut.

Zëvendës ambasadori premtoj   edhe në të ardhmen të ketë bashkëpunim të kësaj natyre me komunën e Istogut, dhe theksoi  qe është shumë i lumtur kur mbështet fëmijët për nevojat qe kanë.

Poashtu  ai pati takim edhe me kryetarin Haki Rugova dhe me zyrtarë të tjerë komunal.

Kryetarui falënderoi zëvendës ambasadorin dhe shtetin Bullgar për donacionin, dhe tregoj mirënjohje për këtë iniciativë.