Kryeministri ukrainas thotë se nesër do të jap dorëheqje

Kryeministri ukrainas thotë se nesër do të jap dorëheqje

Volodymyr Groysman, ka thënë se thënë se nesër do të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Lajmi u bë i ditur nga vetë ai në një konferencë të transmetuar nga televizioni 112 në Ukrainë, ku tregoi se kërkesën për dorëheqje do të paraqes në seancën parlamentare.

“Unë do doja të theksoja se gjatë tre viteve të punës sime në qeveri, nuk ndihem i turpëruar pasi kam arritur të mbaj përgjegjësitë e mia, dhe bashkë me ekipin tim kemi përballuar  sfidat dhe krizat  me të cilat u përballëm”, njofton Ora News, transmeton Klan Kosova.

Dorëheqja e tij vjen pak orë pasi u betua presidenti i ri Zelensky, i cili u zotua se do të shpërndajë parlamentin, duke kërkuar zgjedhje parlamentare të parakohshme.