Klinika e Alergologjisë së shpejti me hapësira të reja

Klinika e Alergologjisë së shpejti me hapësira të reja

Alergiologjia me Imunologji do të ofrojë shumë shpejt kushte për hospitalizim të pacientëve, pasi të vendoset në katin përdhes, në ambientet ku më herët ofronin shërbime ambulancat specialistike të internos.

Në mungesë të hapësirave, aktualisht funksionon si shërbim ambulator në objektin e instituteve, në të cilin zhvillohen veprimtari arsimore, kërkimore-shkencore.

Punimet e vrazhda janë në fazën përfundimtare. Sipas planifikimeve, procesi i punës në renovimin e hapësirave do të përfundojë shpejt, ndërsa klinika do të fillojë punën aty brenda pak muajsh.

Investimet janë pjesë e një projekti, që ka nisur para një viti, me qëllim të modernizimit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.


MË SHUME NGA Shëndetësi