Inteligjenca Artificiale diagnostikon kancerin e mushkërive

Inteligjenca Artificiale diagnostikon kancerin e mushkërive

Inteligjenca Artificiale (AI) është më e mirë se mjekët e specializuar në diagnostikimin e kancerit të mushkërive, sugjeron një studim i realizuar në SHBA.

Studiuesit në Universitetin Northwestern në Illinois dhe Google shpresojnë se teknologjia mund të rrisë efektivitetin e identifikimit së kancerit.

Gjetja e tumoreve në një fazë më të hershme do ta bënte trajtimin më të lehtë për sëmundjen.

Ekipi tha se Inteligjenca Artificiale do të kishte një rol “të madh” në të ardhmen e mjekësisë, por softueri aktual nuk është ende gati për përdorim klinik.

Studimi u përqëndrua në kancerin e mushkërive, që vret më shumë njerëz – 1.8 milion në vit – se çdo lloj tjetër kanceri.

Në studim u përdor Inteligjenca Artificiale për të parë nëse analiza e skanimeve mund të përmirësohej.

Hapi i parë ishte trajnimi i softuerit kompjuterik me 42.290 skanime CT të mushkërive nga pothuajse 15.000 pacientë.

Studiuesit nuk i kanë treguar AI çfarë të kërkojnë, vetëm cilët pacientë kishin kancer dhe ata që nuk e kishin.

Gjetjet e AI-së më pas u krahasuan me shqyrtimet e një ekipi prej gjashtë radiologësh me karrierë të gjatë në analizimin e skanimeve CT.

Intaligjenca Artificiale ishte më efektive se radiologët kur shqyrtonin një CT të vetme dhe ishin po aq të efektshme kur mjekët kishin skanime të shumta për të vazhduar.