Lipjani me sistem digjital për menaxhimin e radhëve në administratë

Lipjani me sistem digjital për menaxhimin e radhëve në administratë

Komuna e Lipjanit ka lansuar sistemin digjital për menaxhimin e radhëve në administratën e Komunës së Lipjanit.

Kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, ka thënë se me anë të këtij sistemi digjital do të rritet edhe më tutje efikasiteti në punë dhe do të bëhet përshpejtimi i procedurave të shërbimeve për qytetarë.

Postimi i plotë:

Sot lansuam sistemin digjital për menaxhimin e radhëve në administratën e Komunës së Lipjanit.

Qytetarët të cilët do të kryejnë shërbime në administratën e Komunës së Lipjanit tash e tutje do ta shfrytëzojnë sistemin e digjital të menaxhimit të radhëve, në të cilin Komuna e Lipjanit ka investuar në instalimin e 10 sporteleve të cilat do të jenë në dispozicion për qytetarët.

Lansimi i këtij sistemi digjital do të rrisim edhe më tutje efikasitetin në punë dhe do të bëjmë përshpejtimin e procedurave të shërbimeve për qytetarë.