Matoshi mbështet katër komuna me projekte në vlerë rreth 1 milion euro

Matoshi mbështet katër komuna me projekte në vlerë rreth 1 milion euro

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim kryetarët e katër komunave të Kosovës: Prizren, Podujevë, Obiliq dhe Novobërdë, me të cilët ka nënshkruar memorandume të bashkëpunimit për financimin e disa projekteve në fushën e mjedisit.

Me rastin e nënshkrimit të këtyre memorandumeve ministri Matoshi ka ri-përsëritur gatishmërinë e tij dhe të ministrisë që ai drejton për përkrahjen e komunave në përmirësimin e gjendjes së mjedisit.

Projektet për të cilat sot u nënshkruan memorandume të bashkëpunimit janë:

1. Ndërtimi i ujësjellësit në Gjonaj, Prizren, i cili kap vlerën prej 277 mijë euro, dhe do të zgjidhë problemin e sigurimit të ujit të pijshëm për banorët e kësaj pjese të Prizrenit;

2. Vazhdimi i projektit të rregullimit të shtratit të lumit Llap, Podujevë, në vlerë prej 150 mijë euro;

3. Ndërtimi i kanalizimit Breznicë- Kozaricë, në vlerë totale 100 mijë euro për këtë vit, dhe po ashtu me 100 mijë euro është mbështetur edhe vitin e kaluar;

4. Ndërtimi dhe rregullimi i kanalizimit në fshatin Breznicë – Kozaric –Obiliq, 100.000 euro;
5. Rregullimi i hapësirave gjelbëruese dhe mbjellja e drunjëve – Obiliq, 50.000 euro;
6. Pastrimi i lumenjve, përrockave dhe kanaleve, Obiliq, 100.000 euro;

7. Pastrimi i lumenjve në Kufcë, Stanishor, Prekovc dhe llabjan, i cili kap vlerën buxhetore prej 200 mijë euro për këtë vit.