Kosova vazhdon të ketë pengesa për eksportimin e mallrave në Shqipëri

Kosova vazhdon të ketë pengesa për eksportimin e mallrave në Shqipëri

Kosova vazhdon të ketë pengesa për eksportimin e mallrave në Shqipëri, ku disa nga barrierat janë procedurat e zhdoganimit, pagesa e skanerit, noterizimi i analizave dhe pagesa në Rrugën e Kombit. Këto janë bërë të ditura në forumin ekonomik mbarë-shqiptarë që sot është mbajtur në Tiranë, me temën “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë-Shqipëri”.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ka thënë se bizneset kosovare po përballet me shumë barriera gjatë eksportit të tyre në vendet e CEFTA-së, për arsye politike.

Ai tha se barrierat e bizneseve kosovare rrallë herë janë raportuar, por sipas tij, janë evidente dhe pikërisht këto barriera janë arsyet themelore për bilancin tregtar që ka Kosova aktualisht.

Kreu i MTI-së u ka bërë thirrje bizneseve nga Shqipëria që t’i raportojnë barrierat me të cilat përballen, pasi sipas tij qëndrim i Kosovës është të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura dhe të hapen tregjet për produkt shqiptare.

Shala tha se kërkon të njëjtin trajtim edhe për prodhuesi kosovar që eksportojnë në Shqipëri. Ai tha se prodhimet andej dhe këndej kufirit nuk duhet të trajtohen nga qeveritë ndryshe, por ato duhet të trajtohen pa dallim, si prodhime shqiptare.

Ministri Shala iu bëri thirrje prodhuesve nga Shqipëria që të shfrytëzojnë taksën e vendosur nga Kosova për produktet që importohen nga Serbia e Bosnja Hercegovina, pasi sipas tij janë të interesuar që të gjitha produktet serbe të zëvendësohen me prodhime shqiptare.

Drejtori ekzekutiv i Forumi Ekonomik Mbarë-Shqiptarë, Astrit Panxha, ka bërë prezantimin e raportit për marrëdhëniet tregtare Kosovë-Shqipëri, ku ka thënë se në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri ka përmirësim, por që është shumë i ulët krahasuar me potencialin që kanë të dyja vendet.

Ai tha se shkëmbimi tregtar në 2014 ka qenë rreth 170 milionë euro, ndërsa në  2018 janë 270 milionë euro.

Sipas tij, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë produkte në vlerë 205 milionë euro në vitin 2018, ndërsa Kosova në Shqipëri në vlerë 65 milionë euro.

Një problematikë tjetër, sipas Panxhes, janë edhe deklaratat që ai i quajti të pamatura të politikanëve që i dëmtojnë bizneset shumë, duke përmendur një rast kur një politikan nga Shqipëria ka goditur cilësinë e miellit nga Kosova. Ai tha se nuk është e drejtë që një politikan të bëjë deklarata të tilla, pasi është inspekorati që e kontrollon cilësinë e produkteve


MË SHUME NGA Ekonomi