Sonte në Intervistën e Javës në RTK, e ftuar Feride Rushiti

Sonte në Intervistën e Javës në RTK, e ftuar Feride Rushiti

Me drejtoreshën e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, në "Intervista me Blerimin", flasim për trajtimin që po u bën shteti viktimave të dhunës seksuale, mbështetjen që po marrin ato nga organizatat e shoqërisë civile dhe pasojat e politizimit të kësaj çështjeje kaq të ndjeshme, sidomos ditëve të fundit. 

A do të ketë drejtësi për personat që u torturuan nga ushtria dhe paramilitarët serbë në luftën e Kosovës? A ka shpresë nga nisma për themelimin e një Tribunali për krimet e Serbisë në Kosovë? Këto dhe të tjera, në RTK, këtë të martë në mbrëmje.

“Intervista me Blerimin”, sjell çdo javë personalitete të shquara që flasin për temat aktuale. Emisioni transmetohet LIVE, prej orës 20.10...

Ndryshe, zonja Feride Rushiti, e ka fituar Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme, që ndahet nga Departamenti Amerikan i Shtetit.


MË SHUME NGA Aktuale