Mëlçi pule me makarona

Mëlçi pule me makarona

Përbërësit

1 pako makarona pene, 2 qepë, 2 thelpinj hudhër, 2 karrota, 2 degë selino, 2 gjethe dafine, 3 lgj domate pelte, 200 ml verë të kuqë
1/2 lgj piper i kuq i ëmbël, 1/4 lgj piper pikant, 1 shkop kanellë, 2 kokrra bahar, 1/ lgj arrë moskat, aceto balsamike, Majdanoz, dhjozëm ose rigon, Vaj ulliri, kripë, piper.

Përgatitja

Vendosim në tigan vajin dhe shtojmë hudhër dhe qepën e grirë hollë. Shtojmë karrota dhe selino të grira imët. Më pas domatet dhe gjithe erëzat e mësipërme. E lëme 2 minuta dhe e shuajmë me verë të kuqe. Presim sa të avullojë alkooli dhe shtojmë një garuzhde nga uji i zierjes së makaronave. Më pas, ne një tigan tjetër me një lugë vaj kavardisim lehtë mëlcite nga të dyja anët, duke i rregulluar me kripë, piper dhe i aromatizojmë me aceto balsamike. Në fund i përziejmë të gjitha bashke dhe i servirim me makaronat e ziera.