​Washingtoni: Dronët kinezë mund të përdoren për spiunazh

​Washingtoni: Dronët kinezë mund të përdoren për spiunazh

SHBA-ja paralajmëroi sot se dronët e prodhuar në Kinë mund të përbëjnë rrezik për spiunazh, në kontekstin e një rivaliteti teknologjik mes dy fuqive.

Sipas televizionit amerikan, CNN, Departamenti amerikan i Sigurisë së Brendshme (DHS) lëshoi dje alarmin për të sinjalizuar rrezikun e mundshëm në aspektin e të dhënave të përdoruesve që mund të përbëjnë dronët e prodhuar në Kinë.

Njoftimi nuk përmend asnjë prodhues, por 70% e dronëve civilë të planetit janë prodhuar nga kompania kineze DJI.

‘’Qeveria amerikane është shumë e shqetësuar nga produktet teknologjike që mund të futen tek të dhënat amerikane në territorin e një shteti autoritar dhe t’u mundësojnë shërbimeve sekrete të kenë lirisht akses në këto të dhëna ose të abuzojnë në forma të tjera’’, thuhet në njoftim sipas CNN.