Dashuritë e ‘humbura’ të Scarlett Johansson

Dashuritë e ‘humbura’ të Scarlett Johansson

Scarlett Johansson së shpejti do të martohet, për herën të tretë. Pas dy vjetësh lidhje dashurie, aktorja dhe Colin Jost janë fejuar.

Por, përpos dy martesave të dështuara, Johansson ka edhe disa lidhje të tjera të dashurisë që nuk kanë pasë sukses.

“Dashuritë e humbura” të Scarlett Johansson i gjeni më poshtë.

Ndoshta për aktoren e njohur vlen më së miri shprehja “e treta, e vërteta”.

Scarlett Johansson ishte në lidhje me Jack Antonoff për një vit në vitin 2001.

Mercedes-Benz Fashion Week: BCBG Spring 2003 Front Row

Johansson dhe Jared Leto ishin në lidhje dashurie në vitin 2004 dhe më pas edhe në vitin 2012.

Ajo ishte në lidhje dashurie me Josh Hartnett nga viti 2005 deri në vitin 2006 pasi ata kishin punuar së bashku në filmin “Black Dahlia”.

Pasi e kishin mbajtur romancën e tyre shumë private për shumë vjet me radhë, Johansson dhe Ryan Reynolds u martuan në vitin 2010. Pas dy vjetësh martesë, ata u ndanë.

Kur aktorja ishte vetëm 26 vjeçar, ajo filloi një romancë me atëherë 50 vjeçarin Sean Penn.

Duket se e ‘lodhur’ nga Hollywoodi, aktorja e njohur nisi një lidhje me Nate Naylor në fund të vitit 2011. Kjo lidhje zgjati një vit.

Johansson vazhdoi lidhjet e saj të dashurisë jashtë Hollywoodit me gazetarin francez dhe koleksionuesin e artit Romain Dauriac.

Ata ishin parë fillimish në muajin tetor të vitit 2012 derisa u fejuan në muajin shtator të vitit 2013. Ata u bënë prindër të vajzës Rose në vitin 2014 derisa edhe u martuan në të njëjtin vit. Pas dy vjetësh martesë, çifti njoftoi se po divorcoheshin.

Edhe pse ajo ishte në lidhje me Colin Jost në vitin 2017, Johansson ishte parë me avokatin Kevin Yorn duke nxitur thashetheme për diçka më shumë se shoqëri mes tyre.