Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Vala Pupovci – dietologe, e cila do të flas për ushqimin dhe sëmundjen e tiroideve.

Kurse Prof. Hasnije Ilazi - koordinatore e punëtorisë, do të jetë mysafirja e radhës, ajo do të flas rreth punëtorisë  "Dialogu me komunitetin e studentëve”.

Valbona Makovci - asistente e projektit "Grow-connect-impact". do të jetë ne lidhje të drejtpërdrejt nga konferenca.

Në lidhje të drejtpërdrejt përmes skype do të jetë Hareza Basha – regjisore, e cila do të flas për pjesëmarrjen e saj në festivalin “International Filmmaker Festival of New York” me filmin "Delete".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Aktuale