​Berlini në alarm për sulmet kibernetike

​Berlini në alarm për sulmet kibernetike

Deri tani nuk ka pasur asnjë sulm informatik të rëndësishëm në Gjermani përpara zgjedhjeve europiane, deklaroi Arne Schönbohm, president i Zyrës Federale të Sigurisë së Teknologjisë së Informacionit (BSI) në Bonn.

“Ne regjistruam sulme të hackerëve ndaj partive, fondacioneve politike dhe deputetëve, por bien brenda një kornize normaliteti”, shpjegoi ai duke shtuar se BSI mbetet në gjendje alarmi dhe është e aftë të shmangë sulmet.

Para zgjedhjeve të fundit presidenciale në Francë u tentua të manipulohej rezultati i votimit gjatë transmetimit e tyre të njëkohshëm gjatë numërimit.