Veseli në iftar me familjet e dëshmorëve, veteranët e qytetarët Prizrenit

Veseli në iftar me familjet e dëshmorëve, veteranët e qytetarët Prizrenit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë pjesë e një iftari të shtruar, bashkë me përfaqësues të Bashkësisë Islame.

Pjesë e kësaj darke siç bënë të ditur Veseli në facebook, ishin edhe familje të dëshmorëve, veteranë dhe qytetarë të Prizrenit.

”Me përfaqësues të Bashkësisë Islame, familje të dëshmorëve, veteranë dhe qytetarë të Prizrenit, sonte në iftar të përbashkët. Vlerat e Ramazanit janë të shenjta dhe i shenjtë është solidariteti mes njëri-tjetrit, përkrahja për njëri-tjetrin, në sfida e vështirësi. Besimi në Zot është frymëzim për humanizëm, për paqe, tolerancë dhe mbështetje të atyre që kanë nevojë”.’