Sot mbahet debati i deputetëve me qytetarë

Sot mbahet debati i deputetëve me qytetarë

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2019. Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të mbahet të mërkurën, më 22 maj 2019, në Lipjan.

Takimi mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në orën 14:00.

Në këtë takim do të marrin pjesë deputetët: Naser Osmani – LDK, Glauk Konjufca – LVV, Ahmet Isufi – AAK, Besa Baftiu – PSD dhe Haxhi Shala – Nisma. ​