Zbulohet origjina e kanabisit

Zbulohet origjina e kanabisit

Origjina e marijuanës është zbuluar më në fund. Lënda narkotike daton 28 milionë vjet më parë në pllajën tibetiane, 3km mbi nivelin e detit.

Studiuesit zbuluan polenin e bimës dhe e gjetën të shpërndarë gjatë mijëvjeçarëve në Evropë, Kinë dhe Indi.

Prej shumë kohësh mendohej se origjina e kanabisit ishte në Azinë Qendrore, por vendndodhja e tij e saktë mbeti mister deri tani.

Dëshmitë arkeologjike të përdorimit të saj si drogë datojnë në 2.700 para lindjes së Krishtit në rajonin e Xinjiang në veri perëndim të Kinës.

"Një ekip hulumtuesish i udhëhequr nga Universiteti i Vermontit në SHBA ka ekzaminuar 155 studime të fosileve nga Azia për të rindërtuar historinë evolucionare dhe njerëzore të kanabisit në Azi", thanë autorët në raport, transmeton oranews.

Duke studiuar analizën gjenetike dhe fosilet e polenit të kanabisit, ata zbuluan origjinën e rritjes së saj 28 milionë vjet më parë në zonën e liqenit Qinghai në pllajën tibetiane.


MË SHUME NGA Kuriozitete