E rrallë, në Poloni një grua lind gjashtë fëmijë

E rrallë, në Poloni një grua lind gjashtë fëmijë

Një grua polake 29 vjeçare ka lindur gjashtë fëmijë.

Ajo sot ka qenë e aftë që të ngritët nga shtrati i saj i spitalit dhe ka vizituar fëmijët e saj të cilët janë në inkubator dhe janë plotësisht të shëndetshëm.

Ajo ka lindur para kohe ditën e hënë në javën e 29 të shtatzënisë.

“Fëmijët kanë lindur në një gjendje befasisht shumë të mirë për gjashtënjakë. Por sistemet e tyre respiratorë, nervore dhe të tretjes janë ende të papjekura dhe kërkojnë ndihmë mjekësore”, tha Doktori Ryszard Lauterbach nga spitali universitar i Krakovit.

Fëmijët gjinden në inkubatorë, dhe sipas mjekëve ata mund të marrin frymë shumë mirë por do mbesin në spital për rreth tre muaj.

Emrat e fëmijë janë Filip dhe Tymon për djemtë, ndërsa vajzat Zosia, Kaja, Nela dhe Malvina.

Vetëm një në 4.7 miliardë shtatzëni qëllojnë të jenë me gjashtënjakë.