Shpërthen meteori mbi Australi

Shpërthen meteori mbi Australi

Një meteor ka shpërthyer mbi qiellin e Australisë, duke e shndërruar për pak sekonda natën në ditë.

Meteori shpërtheu jashtë atmosferës së tokës, duke bërë kështu që qielli mbi Adelaide dhe Melbourne të ndriçohet për pak sekonda

Një video e pazakontë e filmuar në Endeavour Hills në Melbourne, shfaq meteorin që me shpejtësi të madhe lëviz në drejtim të tokës dhe befasisht në një moment shpërthen.

Edhe shoqata e astronomëve ka konfirmuar se ka pasur “shi meteorësh”, ku disa minuta më pas ishte regjistruar një tjetër në Adelaide.

Ishte Dylan Bishop i cili derisa po voziste veturën arriti ta filmojë këtë moment që më pas e publikoi në Facebook, ku shumë persona kanë pasur keqkuptime lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur – edhe pse shumica u pajtuan se bëhej fjalë për meteor.

 


MË SHUME NGA Kuriozitete