Brazil, 39-vjeçari vret të dashurën dhe 3 persona të tjerë në kishë

Brazil, 39-vjeçari vret të dashurën dhe 3 persona të tjerë në kishë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, të martën në mëngjes.

Një 39-vjeçar vrau të dashurën e tij dhe më pas shkoi në një kishë Baptiste, duke vrarë me armë zjarri edhe 3 persona të tjerë.

Policia arrestoi autorin, por gjatë neutralizimit e plagosi atë.

Nuk ka ende një motiv për arsyet e këtij krimi, por autoritetet thonë se vrasësi ishtë dëbuar nga kisha për shkak të sjelljes.