Problemet e mëdha që i shkakton trupit sheqeri i lartë në gjak

Problemet e mëdha që i shkakton trupit sheqeri i lartë në gjak

Sheqeri i lartë i gjakut në afat të gjatë shkakton pasoja serioze në organe. Shumë nga këto efekte mund të shmangen përmes përmirësimit të stilit të jetesës dhe terapive të mundshme.

Rënie të aftesive mendore

Një studim i neurologeve dhe psikatërve ne Harvard ka treguar se pacientët me diabet të tipit 2 kanë anomali në rrjedhjen e gjakut në tru dhe kjo shoqërohet me renien më të shpejtë të aftësive njohëse dhe zvogelohet aftësia për të memorizuar. Kjo mund të shmanget nëpërmjet leximit, shoqërimit, punës, stimulimit të mendjes në çdo mënyrë duke ruajtur një qëndrueshmëri optimiste, thonë autorët, përcjell Albeu.com.

Probleme me mishrat e dhëmbeve

Shpesh këto probleme mund të jenë edhe shenja e parë e semundjes metabolike. Diabetikët janë të prirur ndaj problemeve me mishrat e dhëmbeve, dhimbje dhe gjakderdhje që mund të çojë deri në humbjen e dhëmbeve.

Probleme me aktivitetin seksual

Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit, si meshkujt ashtu edhe femrat hasin probleme në aktivitetin e tyre seksual. Kjo ndodh pjesërisht për shkak të rënies së testosteronit që vërehet tek diabetikët, por mbi të gjitha për shkak të ndryshimeve në enët e gjakut dhe ndryshimet nervore të shkaktuara nga sheqeri i lartë i gjakut do të çonin në vështirësi më të mëdha gjat aktit.

Ulje e dëgjimit

Sheqeri i tepërt në gjak mund të dëmtojë në fakt kapilarët e veshit të brendshëm; parandalimi i vetëm i mundshëm është pra një kontroll i mirë i glukozës në gjak.

Infeksionet e lëkurës

Diabeti rrit gjasat e infeksioneve bakteriale dhe kërpudhore të lëkurës dhe traktit urinar. Raste të këtyre infeksioneve jan aq të shpeshta saqë shpesh janë shenjat e para të sëmundjes për persona që nuk e dinë që janë të prekur.

Pagjumësia

Ky çrregullim gjumi prek rreth një në dy diabetikët dhe përkeqëson kontrollin e diabetit; Përveç kësaj mund të jetë një tregues fillestar i diabetit që ende nuk është diagnostikuar dhe rrit rrezikun e zhvillimit të tij me rreth 30%.

Problemet e syve

Sheqeri i lartë i gjakut dëmton kapilarët delikate të syrit dhe retinës, një proces që fillon shtatë vjet para se të ketë një diagnozë të diabetit. Në fillim nuk ka simptoma, me kalimin e kohës mund të zhvillohet semundje kronike si Retinopatia e cila mund të çojë në verbëri.

Dëmtim i veshkave

Glukoza e tepërt dëmton qelizat dhe enët e gjakut të veshkës dhe në kohën e diagnozës 7 për qind e pacientëve tashmë kanë një përqendrim të lartë të proteinave në urinën e tyre, një shenjë se filtri i veshkave nuk funksionon më së miri. Ata që nuk kontrollojnë sheqerin e tyre të gjakut zhvillojnë dëmtime të veshkave dhe prandaj nevojën për t’u nënshtruar dializës ose transplantit.

Probleme nervore

Është një nga ndërlikimet më të shpeshta dhe shqetësimet e një në dy pacientë; është dëme nervore e lidhur me sheqer të lartë të gjakut që në fillim nuk mund të japë simptoma (ndonjëherë ekziston vetëm një ndjenjë e mpiksjes në duart dhe këmbët) por me kalimin e kohës mund të shkaktojë dhimbje, dobësi dhe madje probleme digjestive, për shkak të dëmtimit të nervit . /Albeu