India lanson një satelit të ri

India lanson një satelit të ri

Sateliti posedon një radar dhe do të mund të incizojë sipërfaqen e Tokës përmes reve, si gjatë ditës, ashtu edhe natën.

India ka lansuar në hapësirë një satelit të ri për vëzhgim në univers.

Organizata indiane për studime hapësinore (ISRO) tha se sateliti RISAT 2B është lansuar nga stacioni hapësinor në shtetin federal Andhra Pradesh.

Sateliti posedon një radar dhe do të mund të incizojë sipërfaqen e Tokës përmes reve, si gjatë ditës, ashtu edhe natën. Pamjet të cilat do t'i regjistrojë sateliti do të mund të përdoren për menaxhim të situatave të emergjencave, por edhe për bujqësi dhe pylltari.

RISAT 2B është sateliti i tretë i lansuar nga ISRO këtë vit.