Challandes publikon listën, ka emra të rinj

Challandes publikon listën, ka emra të rinj

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e qershorit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Malit të Zi, më 7 qershor në Podgoricë dhe kundër Bullgarisë, më 10 qershor në Sofje.

Për herë të parë në kombëtare janë ftuar FLorent Hadërgjonaj, Ibrahim Dresheviq dhe Ylldren Ibrahimaj, derisa është rikthyer Anel Rashkaj pas një kohe të gjatë dhe Elbasan Rashani. Stërvitja e parë e kompletuar do të mbahet më 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00.