Policia operacion gjigant kundër krimit të organizuar

Policia operacion gjigant kundër krimit të organizuar

Policia gjermane nisi kontrollet në shumë apartamente në 11 qytete në shtetin e Nordrhein-Westfalisë, si pjesë e një operacioni kundër krimit të organizuar.

Disa qindra oficerë u përfshinë në aksionin në Essen, të rajonit të Këlnit.

”Po bëjmë hetime rreth një grupi të madh njerëzish, prej një periudhe të konsiderueshme”, tha një zëdhënës i policisë së Essenit.

”Personat dyshohen për përfshirje në kontrabandimin e njerëzve si dhe në tregtinë e armëve, lëndëve narkotike dhe falsifikimit të dokumenteve’’, theksoi zëdhënësi.

Sipas policisë për momentin nuk ka të arrestuar dhe operacioni do të vazhdojë edhe pasdite.