Varane: Qëndroj te Reali

Varane: Qëndroj te Reali

Deri para disa muajsh largimi i tij nga Reali i Madridit dukej i sigurt në fund të këtij sezoni, por mesa duket edhe Raphael Varane do të ndjekë të njëjtën rrugë si Toni Kroos që vetëm dy ditë më parë rinovoi zyrtarisht kontratën e tij me Los Blancos. 

Në fakt mbrojtësit francez nuk i është propozuar ende rinovimi i kontratës por Varane ka vendosur të qëndrojë te Reali dhe rinovimi mund të vijë në të ardhmen. Në një intervistë për gazetën madrilene Marca, Varane është shprehur se nuk e mendon largimin dhe se do të jetë pjesë e Realit, edhe sezonin e ardhshëm, madje ka premtuar se do të rikthehet të jetë ai dikurshmi, pra ai mbrojtësi i pakalueshëm që e kanë frikë të gjithë sulmuesit kundërshtarë.