E përplas trajleri, ndërron jetë 55-vjeçari

E përplas trajleri, ndërron jetë 55-vjeçari

Një 55-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së martës, rreth orës 21:45, në autostradën Durrës-Tiranë, pasi është aksidentuar nga një trajler.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./a2news/