Guardiola trajner i Juventusit

Guardiola trajner i Juventusit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola raportohet të ketë arritur një marrëveshje për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin si trajner i Juventusit këtë verë.

Gazetari italian, Federico Gennarelli raporton se strategu spanjoll ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me kampionin e Serie A pas takimit me njërin nga drejtorët e klubit për bisedime në Milan.

Storja rreth takimit të Guardiolas me drejtorin sportiv të Juves, Fabio Paraticin, ishte mbuluar nga Football Italia dhe një numër i madh mediash, ndonëse fillimisht nuk pritej diçka e madhe nga këto bisedime.

City fitoi FA Kupën ditë më parë dhe kështu Guardiola drejtori skuadrën drejtë një triplete historike këtë sezon. Megjithatë, ky mund të jetë suksesi i tij i fundit i tij në stadiumin Etihad për shkak se gjithçka me Juventusin duket se është arritur.

Kjo është një tjetër goditje e madhe për Manchester Cityn derisa ata vazhdojnë të jenë në hetime për thyerjen e rregullave Financial Fair Play.