Ballsh, i riu me makinë përplas për vdekje 48-vjeçarin

Ballsh, i riu me makinë përplas për vdekje 48-vjeçarin

Një 48-vjeçar këmbësor është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur në Ballsh, rreth orës 13:15.

Sipas policisë "shtetasi G.M, 26 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka aksidentuar shtetasin I.M, 48 vjeç, banues në Ballsh, i cili ishte duke ecur në këmbë. Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe pas ndihmës së parë në Spitalin e Ballshit u transportua për në Spitalin Rajonal Fier por gjatë rrugës ka ndërruar jetë".

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje./oranews/