Vodafone largon telefonin 5G të Huaweit nga para-shitja

Vodafone largon telefonin 5G të Huaweit nga para-shitja

Operatori britanik i telekomunikacionit, Vodafone UK, njoftoi sot se ka larguar telefonin e mençur 5G të Huawei nga para-shitja për shërbimin e tij ri që nis në korrik, për shkak të pasigurisë në lidhje me mbështetjen dhe shërbimin afatgjatë të pajisjes.

“Ne jemi duke ndaluar porositë paraprake për modelin Huawei Mate 20X 5G në Britani të Madhe," thanë zyrtarë të Vodafone, raporton Reuters.

"Kjo është një masë e përkohshme, ndërsa ka pasiguri rreth pajisjeve të reja Huawei 5G. Ne do ta monitorojmë këtë situatë, "shtuan ata.