Arrestohet i riu shqiptar, tregtonte kokainë në Itali

Arrestohet i riu shqiptar, tregtonte kokainë në Itali

Policia italiane, seksioni anti-drogë në Bellante ditën e djeshme vunë në pranga një shqiptar nën akuzën e trafikimit të drogës.

Sikurse shkruajnë mediat italiane shqiptari me inicialet A.E, 29-vjeç iu ushtrua kontroll në makinë në mes të një rruge fshati dhe iu gjet nën zotërim një sasi kokaine.

Në makinë policia i gjeti dhe sekuestroi kokainë të futur në 8 qese të vogla, ndërsa një tjetër sasi iu gjet e futur në një zorrë.

Bëhet e ditur se kokaina e konfiskuar gjithsej peshonte 21 gram kokainë.

Aktualisht shqiptari ndodhet në “arrest shtëpie”./oranews/