Pas Schulz dhe Hazard, Dortmundi përgatitë blerjen e radhës

Pas Schulz dhe Hazard, Dortmundi përgatitë blerjen e radhës

Nënkampion i Bundesligës vazhdon të përforcohet për sezonin e ri.

Brenda vetëm dy ditësh Borussia Dortmund ka zyrtarizuar dy blerje të reja, siç janë Niko Schulz dhe Thorgan Hazard.

Por te skuadra verdhezi nuk ndalen, pasi shumë shpejt do të vijë zyrtarizimi për blerjen e tretë, ku bëhet fjalë për Julian Brand të Bayer Leverkusenit. Për reprezentuesin gjerman, Dortmundi do të paguajë 25 milionë euro.         

Me këto tri blerje shpenzimet e Dortmundit shkojnë në 75 milionë euro, derisa ata pritet të bëjnë edhe blerja të tjera gjatë verës.

Dortmundi synon që ta rrëzojë nga froni Bayern Munichun që tash e sa vite dominon plotësisht në futbollin gjerman.