Zbulo këtu nëse je apo jo e lumtur

Zbulo këtu nëse je apo jo e lumtur

Lumturia nuk është thjesht një gjendje në kokën tonë apo një sjellje pozitive ndaj jetës së përditshme. Ajo, lidhet ngushtë edhe me disa procese kimike që ndodhin në trupin e njeriut.

E kemi fjalën për hormonet që na ndihmojnë të ndihemi të lumtur dhe ato që luajnë një rol të rëndësishëm në humorin tonë. Mungesa e një humori të tillë ul kënaqësinë e jetesës dhe madje na çon drejt një gjendjeje depresive.

E dini se fare mirë mund ta kuptojmë nga trupi nëse jemi apo jo të lumtur? Sinjalet më poshtë tregojnë që kemi nivel të ulët të hormonit të lumturisë.

  1. Konsumojmë shumë ëmbëlsira dhe ushqime të paketuara

Nëse trupi yt kërkon sheqer apo patatina, do të thotë se keni mungesë të hormonit serotonin. Këto ushqime e rrisin këtë hormon dhe bëjnë që humori juaj të ndryshojë. Për pak kohë do të ndiheni më mirë, por do të krijoni varësi nga të tilla produkte, për të marrë sërish çfarë keni nevojë.

  1. Shton kilogram

Mungesa e dopaminës na çon drejt mbipeshës. Përpos faktit që jeni më e dhënë ndaj ëmbëlsirave dhe gjërave të procesuara, po hani më shumë se ç’duhet. Kjo ndodh sepse po përpiqeni të kompensoni nivelin e ulët të këtij hormoni duke  ngrënë.

  1. Gjinj të ndjeshëm

Një mungesë në hormonin që ndikon në humorin tonë, prek gjithashtu shëndetin fizik. Kur një grua ka nivel të ulët estrogjeni, ajo mund të përballet me gjinj të ndjeshëm, që dhembin. Kjo më prezente bëhet gjatë periodave dhe pas tyre.

  1. S’jeni empatikë.

Studimet kanë zbuluar se ka një lidhje mes empatisë dhe oxytocin-ës. Hormoni i dashurisë ndikon në humorin tonë njësoj si të tjerat. Kjo na e vështirëson edhe më të kuptojmë të tjerët. Përveçse e kemi të pamundur ta vëmë veten në vendin e tyre, nuk kuptojmë mimikat apo gjuhën e trupit të askujt afër nesh.

  1. Dhimbje koke

Dhimbjet e kokës bëhen më të pranishme kur mungon progesteroni, një tjetër hormon që rregullon humorin tonë, shkruan anabel. Kjo lloj dhimbje mund të shfaqet edhe në formën e migrenës.

  1. Pagjumësi

Njerëzit që vuajnë nga stresi kronik, depresioni apo melankolia e zgjatur kanë më shumë gjasa të kenë probleme me gjumin.