Aksident në Rumani, vdes shqiptari me gruan e tij

Aksident në Rumani, vdes shqiptari me gruan e tij

Një shtetas shqiptar dhe gruaja e tij kanë humbur jetën në një aksident në Rumani.

Sot në Rumani, si pasojë e një aksidenti automobilistik, ka humbur jetën Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune.

Policia e Shtetit shqiptar shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, njofton lapsi.al.