Daniel Craig lëndohet gjatë xhirimeve, do t’i nënshtrohet operacionit

Daniel Craig lëndohet gjatë xhirimeve, do t’i nënshtrohet operacionit

Aktori i njohur, Daniel Craig, shumë shpejtë do t’i nënshtrohet një operacioni në kyçin e këmbës.

Kjo pasi ai është plagosur duke xhiruar skenat e filmit James Bond.

Këtë lajm e bëri të ditur me anë të postimi në Twitter faqja zyrtare e filmit James Bond.

“Craig do të ketë një operacion të vogël në kyçin e këmbës, ai e ka dëmtuar këtë gjatë xhirimeve të filmit në Xhamajka”.

“Filmi do të vazhdojë xhirimet teksa Craig të kthehet pas dy jave”, shkruhet në këtë postim të faqes së filmit.