Xhaferi uron Ditën kombëtare të vllahëve

Xhaferi uron Ditën kombëtare të vllahëve

Me rastin e festës së 23 majit, Ditës kombëtare të vllahëve, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ka uruar komunitetin e vllehve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Xhaferi në letrën e urimit ka shprehur mirënjohje dhe respekt ndaj vllehve në vend.

“Kontributi i bashkësisë vllahe në Republikën e Maqedonisë së Veriut është i gjithëpranishëm dhe i rëndësishëm për jetën e përgjithshme shoqërore të vendit. Vllahët janë të njohur si popull i pasur dhe i arsimuar, kanë shumë personalitete të shquara që kanë jetuar dhe punuar në shtetin tonë, të inkuadruar në mënyrë aktive në politikë, në art, arsim dhe medicinë. Prandaj, më lejoni të shpreh mirënjohje dhe respekt ndaj jush”, thuhet mes tjerash në letrën e Xhaferit.