Arrestohet djali i Wendy Williams dhe Kevin Hunter pas një zënke me babanë

Arrestohet djali i Wendy Williams dhe Kevin Hunter pas një zënke me babanë

Ish-burri i Wendy Williams, Kevin Hunter dhe djali i tyre Kevin Hunter Jr, u përfshinë në një zënkë që rezultoi në arrestimin e Kevin Jr, në mëngjesin e së mërkurës. Page Six konfirmon se policia po heton grindjen midis babait dhe djalit, por nuk mund të japë asnjë koment të mëtejshëm.

Djali i Willimas dhe Kevin, u lirua nga paraburgimi pak orë më vonë.

Sipas TMZ, 18 vjeçari dhe babai i tij u zunë në një parking pranë shtëpisë së tyre, mbi kërkesën për një mbështetje bashkëshortore në divorcin e vazhdueshëm me Williams.

Kjo nuk është hera e parë që policia përfshihet në familjen Hunter-Williams.

Ëilliams bëri kërkesë për divorc nga Kevin Sr në prill pas gati 23 vjet martese.