10 profesionet më të paguara në Gjermani

10 profesionet më të paguara në Gjermani

Nëse jeni duke menduar për të bërë ndryshime në karrierën tuaj në Gjermani, atëherë, duhet të dini edhe cilat profesione paguhen më shumë. “Gehalt.de” ka analizuar se cilat profesione paguhen më shumë dhe në cilat qytete pagat janë më të mëdha.

Renditja është në bazë të të ardhurave bruto gjatë një viti. Në vendin e parë është shefi i mjekësisë me një pagë vjetore prej 115 mijë euro. Në shumë raste përdoret termi ‘mjeku i lartë’. Ose është drejtues në një spital.

Specialist i bashkimeve dhe blerjeve është në vendin e dytë me rreth 100 mijë euro në vit. Detyra e tyre është të ndihmojnë kompanitë e mëdha për të gjetur blerës ose për tu rritur me një kompani tjetër. Menaxher i Fondit është në vendin e tretë, pastaj është specialist i mjekësisë, për tu ndjekur nga menaxher i llogarisë, përcjell tutje albinfo.ch.

Siç është rasti në shumë vende të tjera, disa nga profesionet më të paguara në Gjermani janë në industrinë mjekësore dhe financiare.

Qytetet

Punonjësit në jug të Gjermanisë paguhen dukshëm më shumë se pjesa tjetër e vendit, sipas Atlasit të Pagave. Pagat më të larta janë në Hessen, sipas studiuesve. Mesatarisht, pagat në shtetin qendror gjerman janë 51,435 € – kjo është 14 për qind më e lartë se paga mesatare kombëtare prej 45,000 €, përcjell tutje albinfo.ch.

Baden-Württemberg është në vendin e dytë me një pagë mesatare prej 48,870 €, 8,6 për qind mbi mesataren, e ndjekur nga Hamburgu (47,655 €), pastaj Bavaria (47,295 €).

North Rhine-Westphalia, e cila ka një industri të fuqishme të aviacionit dhe telekomunikacioneve, është gjithashtu rreth mesatares kombëtare, me 45,360 €.

Nëntë shtetet e tjera federale janë nën pagën mesatare kombëtare. Në pjesën e poshtme të shkallës janë shtetet lindore gjermane.

Me 94,5 për qind, kryeqyteti Berlin arrin një nivel të lartë pagash krahasuar me shtetet e tjera federale lindore. Punonjësit marrin një pagë mesatare prej 42,525 €. Megjithatë, kostoja e jetesës është gjithashtu më e lartë.

Top 10 profesionet më të paguara (Nga 1 në 10)

Shef i mjekësisë – € 115,317

Specialist i bashkimeve dhe blerjeve – 99,635 €

Menaxher i Fondit – 83,641 €

Specialist mjekësor – 80,722 €

Menaxheri i llogarisë – 75,671 €

Menaxheri rajonal i shitjeve – 74,528 €

Profesionist i biznesit (merret me matjen dhe menaxhimin e rrezikut dhe pasigurisë) – 71,042 €

Menaxhimi i shitjeve – 67,699 €

Tregtar i sigurimit – 64,784 €

Zhvillues i biznesit – 62,551 €


MË SHUME NGA Kuriozitete