Dy deputetë të rinj betohen në Kuvendin e Shqipërisë

Dy deputetë të rinj betohen në Kuvendin e Shqipërisë

Komisioni i Rregulloreve dhe mandateve ka verifikuar mandatet e dhëna nga KQZ për Ervis Meço dhe Artemis Dralo Malo.

Ervis Meço mori mandatin nga KQZ pasi ishte pjesë e listës shumë emërore e Partisë Demokratike në qarkun Vlorë, pas dorëzimit të mandateve nga deputetët e PD.

Ndërsa ish- zv/ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Artemis Dralo Malo mori mandatin pasi Flamur Golemi dorëzoi mandatin e deputetit pasi kandidon për kryebashkiak në Bashkinë Gjirokastër.

Artemis Dralo Malo bëhet deputetja e re e PS në qarkun Gjirokastër.

Pas betimit të deputetëve në seancën e sotme plenare, numri i deputetëve në Kuvend shkon në 122.