Ciara do ta lë anash muzikën për t’iu rikthyer shkollës

Ciara do ta lë anash muzikën për t’iu rikthyer shkollës

Këngëtares Ciara i është bërë ëndrra realitet.

Nëpërmjet një postimi të fundit në Instagram, Ciara ka bërë të ditur se ëndrra e saj më në fund i është bërë realitet.

Karriera e saj muzikore dhe përkushtimi në muzikë e ka lënë Ciarën pa i përfunduar studimet.

“Gjithmonë kam ëndrruar të shkoj në kolegj por për hir të Perëndisë karriera ime më çoi në një rrugë për të cilën jam mirënjohëse. Këtë javë u pranova në Harward dhe nuk mund t’i përshkruaj me fjalë emocionet e mia”, tha ajo pranë postimit.