Birra nga kohët biblike

Birra nga kohët biblike

Një grup shkencëtarësh izraelitë përdorën tharmin nga enët e lashta të argjilës, disa prej të cilave janë rreth 5.000-vjeçare, që u përdorën për birra në kohët biblike dhe e përdorën atë për të bërë një pije moderne.

Shkencëtarët nga Universiteti Hebraik në Jerusalem, Administrata e Antikave të Izraelit, Universiteti Tel Aviv dhe Universiteti Bar-Ilan studiuan mostrat e tharmit nga enët e plasaritura dhe arritën të bënin birrë.

Enët datojnë nga periudha e mbretërisë së faraonit egjiptian Narmer, rreth 3 mijë vjet Para Erës së Re e deri te mbreti Hazael 800 vjet Para Erës së Re dhe profetit Nehemie 400 vjet Para Erës së Re, të cilët sipas Biblës kishin menaxhuar Judejën nën mbretërimin persian.

Ronen Hazan nga Universiteti Hebraik ka vlerësuar se projekti ka pasoja të rëndësishme që shkojnë përtej pijes së thjeshtë dhe se është më e çuditshme se tharmi ka mbijetuar për mijëra vjet.

Ai tha se falë kësaj, shkencëtarët gjetën se si ishte shija e birrës së lashtë, duke shtuar se nuk ishte e keqe dhe vlerësohej se ishte një hulumtim i rëndësishëm për fushën e arkeologjisë eksperimentale që përpiqet të rindërtojë të kaluarën, raportojnë mediat izraelite.

 Birra ishte pije e zakonshme e njerëzve që jetonin në Egjiptin e lashtë dhe Mesopotami. Në tekstet e hershme egjiptiane aludohet në lloje të ndryshme, duke përfshirë “birrën e hekurit”, “birrën miqësore” dhe “mbrojtësin e birrës”.